Hekuran Duka është kryetar i përkohshëm i Komunës së Dibrës

Pas vdekjes së kryetarit të Dibrës, Ruzhdi Lata, këtë funksion momentalisht e kryen Hekuran Duka, këshilltar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, njofton Portalb.mk.

Duka është mjek specialist – urolog në Spitalin e Përgjithshëm të Dibrës dhe deri më tani e ka zëvendësuar kryetarin e komunës kur ai ka munguar.

“Sipas ligjit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të mbajë seancë në të cilën do ta konstatojë gjendjen, pas së cilës Këshilli i Komunës e shumicë votash duhet të zgjedh ushtrues detyre për kryetar të komunës. Në afat prej 6 muajve duhet që të mbahen zgjedhje për kryetar të ri”, deklaroi për MIA, Ylli Mirzo, sekretar i Komunës së Dibrës.

Ndryshe, Lata, ishte në mandatin e dytë të kryetarit të Komunës së Dibrës, por pas sëmundjes së rëndë, në moshën 65 vjeçare, më 24 nëntor ndërroi jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button