3000 lëndë të reja e presin Komisionin e ri të Antikorrupsionit

Rreth 3,000 kërkesa, fletëparaqitje dhe formularë të ri kanë arritur në adresën e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) nga marsi, kur ky komision edhe formalisht e humbi mandatin për të vepruar për lëndët e ndryshme, deri në fund të shtatorit. Për shkak të parregullsive të shumta në punën e përbërjes së fundit të Komisionit kundër korrupsionit, Kuvendi më 19 mars shkarkoi pesë nga shtatë anëtarët e Komisionit, me çka ai edhe formalisht i humbi kompetencat që i kishte. Ndërkohë, funksionon vetëm shërbimi profesional, përkatësisht Sekretariati i KSHPK-së.

“Sipas të dhënave që janë në dispozicion të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, në periudhën prej marsit deri më 30 shtator 2018, në Arkivin e Komisionit janë dorëzuar 40 akuza për korrupsion, 19 kërkesa për mendim lidhur me zhvillimin e referendumit, 50 lëndë nu sferën e konfliktit të interesit, 450 deklarata për interesa, 2.196 formularë për gjendjen pronësore (pyetësorë për emërime ose zgjedhje dhe përfundim), 203 formularë për ndryshim të gjendjes më pronën dhe 1 fletëparaqitje që ka të bëjë me kompetencat e KSHPK-së lidhur me regjistrimin dhe përcjelljen e gjendjes pronësore dhe 11 kërkesa për qasje të lirë në informacione me karakter publik”, informoi Antonia Andonova Tasevska, person përgjegjës në KSHPK për marrëdhënie me publikun, duke u përgjigjur në pyetjen e parashtruar nga “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Sekretariati i KSHPK-së më 30 mars njoftoi se “duke pasur parasysh se më 19 mars 2018 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë morri vendim për shkarkimin e anëtarëve të KSHPK-së, vendim me të cilin u shkarkuan nga funksioni pesë anëtarë të KSHPK-së, në periudhën në vijim nuk do të mund të merr vendime dhe të veprojë zgjidhur në lidhje me kërkesat e paraqitura dhe kërkesat e palëve, në përputhje me punën e KSHPK përcaktuara në nenin 51 të parandalimit të korrupsionit. Sekretariati si shërbim ekspert i KSHPK-së do të mund të marrë vendime dhe të veprojë vetëm lidhur me kryerjen e punëve administrative dhe teknike të KSHPK-së. Stafi në Sekretariatin e KSHPK-së të cilët janë nëpunës administrativë të KSHPK-së,përmes arkivit dhe e-mailit zyrtar të KSHPK-së, do të pranojnë dhe administrojnë tërë dokumentacionin që arrin në adresë të KSHPK-së.”

Përveç dokumenteve që janë parashtruar, përbërja e re e Komisionit Anti-korrupsion do të duhet të shqyrtojë edhe dyshimet për konflikt të interesave dhe praktikave tjera korruptive për të cilat ndërkohë informojnë mediat.

“Me konstituimin e përbërjes së re të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, të gjitha aplikacionet që janë pranuar do të merren për t’u përpunuar, dhe të gjitha informacionet në mediat publike, që bien në fushëveprimin e punës së Komisionit, do të shqyrtohen dhe të ndërmerren masa përkatëse përputhje me normat ligjore”, theksoi Andonova Tasevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button