Parlamenti Evropian i ka miratuar amendamentet për ekstradimin e Gruevskit

Deputetët e Parlamentit Evropian, i kanë miratuar amendamentet të cilat kërkojnë nga Hungari ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Amendamentet për ekstradimin e Gruevskit janë dorëzuar para disa ditësh nga partia socialdemokrate dhe të gjelbërit në Parlamentin Evropian. Në amendamentet e të gjelbërve kërkohet ekstradim dhe duke theksuar se Gruevski është arratisur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike nga Hungaria. Më tej është vlerësuar se ky veprim tregon përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë.

Ndërkaq, socialdemokratët kanë dorëzuar dy amendamente për azilin e Gruevskit, në të cilët thuhet se Gruevski është gjykuar me një proces transparent gjyqësorë në Maqedoni dhe duhet të përgjigjet për pesë vepra tjera penale.

Paraburgim duke qenë në ikje

Ndryshe, dje Gjykata Themelore Shkupi 1  e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), dhe ka caktuar ndaj të njëjtin paraburgim 30 ditor për rastin “Talir”. Vendimi për paraburgimin e Gruevskit vjen pasi që Kuvendi i Maqedonisë ia mori të njëjtit imunitetin, transmeton Portalb.mk.

Gruevski nuk është në Maqedoni, sepse ai tashmë ka marrë azil politik në Hungari, pasi që u arratis për t’i ikur vuajtjes së dënimit prej dy vjetësh në rastin tjetër të PSP-së, “Tank”, që ka të bëj me furnizimin e “Mercedesit” në vlerë prej 600 mijë eurosh.
Arratisja erdhi dy ditë para se institucionet në Maqedoni të lëshonin fletë-arrest ndërkombëtar, kurse për marrjen e përgjigjes pozitive për azil politik në Hungari, Nikolla Gruevski njoftoi një ditë para se Maqedonia ta dërgojë dokumentacionin në Hungari për ekstradim të të apostrofuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button