Kryeministri malazez i thotë Zaevit të merret me atë se si Gruevski ka ikur nga Maqedonia

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq në një intervistë për Radio Televizionin e Malit të Zi deklaroi se obligimi i Maqedonisë është të kujdeset se si e ka lëshuar vendin ish-kryeministri Nikolla Gruevski, e jo i Malit të Zi, transmeton Portalb.mk.

Ai në intervistë e porosit kolegun e tij nga Maqedonia, Zora Zaev që të merret me çështjen  se pse nuk është shpallur me kohë fletarrest ndërkombëtar për ikjen e Nikolla Gruevskit.

Ai duke e komentuar deklaratën e Zaev, i cili para disa ditëve theksoi se është e çuditshme që katër vendet fqinje të Maqedonisë i kanë mundësuar ikje ish-kryeministrit Nikolla Gruevski përmes territorit të tyre, Markoviq tha se Gruevski përmes Malit të Zi ka kaluar në mënyrë ligjore, në bazë të dokumenteve personale që i ka pasur.

“Ai ka hyrë në Mal të Zi, ndërsa më pas edhe në Serbi. Në atë moment, sipas të dhënave që i posedonte Mali i Zi, për Gruevskin nuk kishte të shpallur fletarrest ndërkombëtar”, deklaroi kryeministri i Malit të Zi.

“Miku im Zaev duhet të merret me faktin që me kohë nuk është shpallur fletarrest për Gruevskin, dhe si ai pa pasaportë ka hyrë në vend anëtarë të Bashkimit Evropian – kjo pyetje nuk duhet t’i parashtrohet Mali të Zi”, tha Markoviq në intervistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button