Maqedoni, paraburgim për katër persona të dyshuar për tregtim me drogë

SPB Manastir informon se kundër dy personave nga Manastiri dhe dy nga Shkupi është dorëzuar padi penale dhe u është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve për shkak të prodhimit të paautorizuar dhe lëshimit në treg të drogave narkotike, substancave piskotrope dhe prekursorëve, njofton Portalb.mk.

“Më 27 nëntor, në “Rrugën Strezhevo” në afërsi të fshatit Mogilla, nga ana e zyrtarëve policor nga Stacioni Policor i Manastirit dhe Sektori për Tregtim të Paligjshëm me Drogë dhe Armë janë privuar nga liria personat Z.B. (25) dhe Gj.Ç. (30) nga Manastiri dhe S.M. (38) dhe R.B. (26) nga Shkupi. Nga të arrestuarit janë marrë 89 gramë heroinë”, deklarojnë nga SPB Manastir.

Sektori për Punë të Brendshme Manastir kundër personave ka dorëzuar padi penale, ndërkaq nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Manastir, personave nga Manastiri dhe Shkupi u ka shqiptuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button