Mijallkov është dërguar në gjykatë për rastin “Thesari”

Nën sigurimin e fortë policor, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov sot në mëngjes është dërguar në Gjykatën Penale nga burgu i Shutkës ku po e vuan masën e paraburgimit, transmeton Portalb.mk.

Pas dhjetë ditësh paraburgim, Mijallkov e lëshoi qelinë dhe është dërguar në seancë, ku gjykohet për rastin “Thesari”.

Ai me kombin e burgut është dërguar në gjykatë, që ishte rrethuar me policë special. Në gjykatë arritën edhe sigurimi i Mijallkovit.

Ata me avokatët dhe gazetarët kanë hyrë në seancë.

Të akuzuarit në “Thesari” ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për autorizim dhe shkaktim të dëmit ndaj buxhetit shtetëror në vlerë prej 862,045 euro për furnizim të pajisjeve elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë në kuadër të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe trajnim të përdorimit të saj nga ndërmarrje në Britani të Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button