Parlamenti Evropian kërkoi fillim të negociatave me Maqedoninë në qershor të vitit 2019

Me përjashtim të disa votave ekstremiste nga Greqia dhe Bulllgaria, shumica e eurodeputetëve mbrëmë në debatin para votimit të raportit për Maqedoninë kërkuan fillim të negociatave në qershor të vitit 2019 për anëtarësim të Maqedonisë  në Bashkimin Evropian, por rikujtuan se vendi duhet të vazhdojë me tempin e njëjtë të reformave, transmeton Portalb.mk.

Raportuesi Ivo Vajgëll, por edhe eurodeputetët tjerë rikujtuan se jo vetëm  Maqedonia, por edhe Bashkimi Evropian duhet t’i plotësojë premtimet e veta në procesin eurointegrues. Ai si shumica e tjerëve e përshëndeti Marrëveshjen e Prespës dhe ftoi që të kompletohet në Kuvendin e Maqedonisë dhe tha se beson që negociatat me BE-në do të fillojnë në qershor të vitit 2019.

Eurokomisari Johanes Han theksoi se vendi është kthyer në rrugën euroatlantike dhe i përshëndeti ndryshimet kushtetuese duke i theksuar si hap të guximshëm që pret të vazhdojnë pa shtyrje.

Edhe tre deputetët e Rumanisë, që do ta ndërmarrin presidencën me Bashkimin Evropian nga 1 janari 2019, fortë mbështetën fillim të negociatave me Maqedoninë duke shprehur keqardhje për ata që ndodhën.

“Maqedonia është vendi kandidat me shkallë më të lartë të pajtueshmërisë me legjislacionin evropian”, deklaroi Viktor Boshtinaru.

Kristijan Dan nga Parlamenti Evropian e ftoi Greqinë që të ketë më shumë kuptim ndaj Maqedonisë, veçanërisht pas kritikave të ashpra të disa deputetëve grek si Sofia Sakorafa e cila deklaroi se nuk do ta përkrah raportin e Vajgëll për Maqedoninë.

Përkrahje për Maqedoninë dhanë edhe shumë përfaqësues tjerë, por nuk munguan as kritikat për Hungarinë në lidhje me ekstradimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski ku eurodeputeti Ivo Vajgëll akuzoi  në atë se Hungaria është bërë vend “për azil të njerëzve të korruptuar”, duke cituar citate të romaneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button