Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me Trump, ja për çfarë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve presidenciale, përveç çështjeve bilaterale në rendin e ditës, gjatë bisedës telefonike u trajtuan edhe tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi.

Erdogan e ka informuar presidentin amerikan në lidhje me telefonatën që zhvilloi brenda ditës me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe atë të Ukrainës Petro Poroshenko.

Dy liderët kanë konfirmuar vendosmërinë për të zhvilluar tutje marrëdhëniet Turqi-SHBA në çdo fushë dhe kanë ngelur dakord të takohen kokë më kokë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, gjatë samitit të G20-tës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button