Mickoski: Do të protestojmë deri në largimin e Zaevit nga pushteti

Udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë protestës që u mbajt para Qeverisë tha se qëllimi i tyre është ta largojnë kryeministrin Zoran Zaev nga pushteti dhe këtë do ta bëjnë përmes protestave që do të mbahen çdo të mërkure në të njëjtin vend, përcjell Portalb.mk.

“Një vjet e gjysmë po e shkatërronte Maqedoninë, pas gjithë këtyre poshtërimeve dhe pazareve me interesat kombëtare. Ne do të qëndrojmë me të gjithë qytetarët pa dallim kombi dhe besimi. Do t’ju tregojmë vendin tuaj në histori. Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare do t’ju mposhtim dhe do t’ju tregojmë se vendi i juaj është në luginë. Nuk do të largohemi nga këtu derisa ta shohim ikjen tuaj. Do të ngrohin rrezet e lirisë” -tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button