Ish-ambasadorja gjermane në Maqedoni, Shtajnaker: BDI vazhdon me praktikat e korruptive nga e kaluara

Ish-ambasadorja gjermane në Maqedoni Gudrun Shtajnaker sot në debatin e organizuar nga Shoqata për Evropën Juglindore kritikoi se reformat në Maqedoni nuk kanë lëvizur dhe se problemet me sundimin e ligjit ngelin. Si fajtori për këtë situatë Shtajnaker e theksoi BDI-në e cila, sipas saj, vazhdon me praktikat e korruptive nga e kaluara, shkruan Dojçe Vele, transmeton Portalb.mk.

Atmosferë plotësisht e ndryshuar në vend në një drejtim pozitiv, përgëzime për marrëveshjen me Greqinë, por edhe kritikat për ritmin e ngadaltë të reformave në Maqedoni. BE perspektiva e Maqedonisë dhe ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës tërhoqi  vëmendje dhe pjesëmarrje papritur të madhe në tribunën që u mbajt në Bundestagun gjerman. Debati i organizuar nga Shoqata për Evropën Juglindore në të njëjtën tryezë i mblodhi përgjegjësit për Maqedoninë,  në ministrinë e punëve të jashtme, Kristian Helbah dhe në kabinetin e Kancelares Merkel, Matias Lutenberg, autor i udhërrëfyesit për reformat në Maqedoni, Rajnhard Pribe, më shumë deputetë në Bundestag, diplomatë, si dhe të ftuar nga Maqedonia dhe Greqia, Simonida Kacarska dhe Ksenija Kunalaki nga  e përditshmja greke Katimerini.

Konkluzioni i përgjithshëm është se Maqedonia nuk është e gatshme për anëtarësim në BE, por është i përgatitur mirë për fillim të negociatave. Këtë e konfirmuan Helbah dhe Pribe, ndërsa Kacarska shtoi se duke pasur parasysh se sa kohë e pret këtë hap, vendi është më shumë se i gatshëm dhe është në të njëjtin nivel me vende si Mali i Zi dhe Serbia që janë duke negociuar që moti.

Ndihmë konkrete nga Berlini

Lëvdata për qeverinë në Shkup erdhën nga kabineti i Kancelares gjermane, Matias Lutenberg e përshëndeti guximin e Kryeministrit Zaev për të zgjidhur problemet me fqinjët e saj Bullgarinë dhe Greqinë që nga fillimi i mandatit të tij, që sipas tij, “ishte një sinjal i rëndësishëm për t’i thuhet edhe popullit të vet se janë të gatshëm për të zgjidhur problemet”.

Gjermania tha Lutenberg ishte shumë e angazhuar për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, në këtë kontekst, duke përmendur vizitën e Kancelares Merkel në Shkup para referendumit, ndërsa “tani është e gatshme për të ndihmuar edhe konkretisht me këshilla dhe mbështetje financiare”.

“Duam ta mbështesim të ardhmen. Do të dërgojmë këshilltarë për qeverinë maqedonase. Duam që vendi të jetë jo vetëm stabil, por edhe të përparojë “, tha Lutenberg, duke shtuar se mbështetje e tillë pritet edhe nga BE-ja që Maqedonia të merr veten ekonomikisht, por edhe të bëhet më interesant për investimet e huaja, për çka, parakusht i parë është “sundimi i të drejtës”.

Rajnhard Pribe dhe Kristijan Helbah
Rajnhard Pribe dhe Kristijan Helbah

Vëmendjen më të madhe në debat e tërhoqën pikëpamjet e Pribe dhe Helbah.

“Nëse në Greqi, për çfarëdo arsye nuk ratifikohet Marrëveshjen e Prespës, BE-ja duhet të jetë më e guximshme dhe t’i hapë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë, pavarësisht nga kontesti për emrin”, tha Pribe. Maqedonia duhet të mbetet e motivuar për të vazhduar reformat.

Pikërisht për çështjen e nivelit të reformave në Maqedoni, vlerësimet ishin pozitive, por jo edhe unison.  Gazetarja greke Kunalaki është e bindur se, megjithatë, marrëveshja do të kalojë në parlamentin grek, dhe më pas do të respektohet nga të gjithë.

“Frika se Micotakis pasi të merr pushtetin do të anulojë marrëveshjen nuk do të realizohet për shkak se ai nuk do të dëshirojë të rrezikojnë konflikt me BE-në”, – tha Kunalaki.

Nga gjashtë diskutuesit në tribunën “Maqedonia mes shpresës dhe shqetësimit”, të gjithë “pa qejf” pranuan të parashikojnë se çfarë do të ndodhë nëse për çfarëdo arsye Marrëveshja e Prespës dështon

Paralajmërime!

Më i drejtpërdrejti ishte Helbah, i cili së pari tha që nëse marrëveshja nuk kalon “ka frikë ta thotë publikisht atë që me të vërtetë e mendon”, që pastaj të sqarojë përse ky do të ishte lajm shumë i keq për vendin.

“Te një pjesë e popullsisë në Maqedoni besnikëria ndaj vendit varet nga progresi i vendit në rrugën euroatlantike,” tha Helbah.

“Kam frikë se narrativet nacionaliste apo etnike do të rriten sërish. Nëse Maqedonia nuk ia del të përparojë do të ketë pasoja për stabilitetin”, paralajmëroi diplomati gjerman.

Këtyre vlerësimeve iu bashkëngjit edhe deputetit UKD, Torsten Fraj: “Ne e shohim viteve të fundit se popullata shqiptare në Maqedoni është e  pa kënaqur. Nëse nuk ka perspektivë të qartë për vendin, kjo mund të nënkuptojë konflikte të reja etnike”.

Helbach pjesërisht i hodhi poshtë kritikat në kurriz të qeverisë për shkak të ritmit të ngadaltë të reformave,

“Mos harroni se kjo qeveri nga e cila të gjithë kanë shpresa të mëdha, dhe me të drejtë, është në pushtet vetëm një vit e gjysmë.”

Skandalin me arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga vendi dhe marrjes së azilit në Hungari, diskutuesit e shmangnin në mënyrë diplomatike, ndërsa nga grupi paksa u dallua vetëm Helbah i cili tha se rasti mund t’ia lehtësojë pozitën liderit aktual të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. “Ka sinjale nga Mickoski se dëshiron të mbështesë marrëveshjen e Prespës”, tha Helbah.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button