Ministri Bekteshi ndau Çmimin e 11-të nacional për Praktikat më të mira me përgjegjësi sociale 2018

Ministria e Ekonomisë dhe trupi koordinues për përgjegjësi shoqërore (KTOOP), kanë ndarë Çmimin nacional për praktikat më të mira me përgjegjësi  shoqërore të ndërmarrjeve në Maqedoni, në kuadër të manifestimit tradicional të njëmbëdhjetë më radhë, përcjell Portalb.mk.

Këtë vit, për këtë çmim kanë konkurruar 38 projekte, nga 25 kompani, por gëzon fakti se numri i NVM-ve për të aplikuar me projekte për përgjegjësi shoqërore po rritet, madje e tejkalon numrin e firmave të mëdha, kështu që këtë vit raporti është 13 ndërmarrje të vogla dhe të mesme kundrejt 12 ndërmarrjeve të mëdha, ndërsa sipas numrit të projekteve, ato të mëdha janë në avantazh (23:15). Këtë vit kemi 7 kompani të reja në shoqërinë e kompanive me përgjegjësi shoqërore, që tregon se interesi për Çmimin Nacional vazhdimisht rritet.

“Komuniteti i biznesit në Republikën e Maqedonisë po bëhet plotësisht i vetëdijshëm se çdo kompani udhëheqëse duhet të jetë përgjegjëse për shoqërinë. Së pari, për shkak se ajo është në interes të ndërmarrjeve, për shkak se ajo siguron përfitime për kompanitë në menaxhimin e rrezikut, kursimet e harxhimeve, qasje në kapital, marrëdhëniet me konsumatorët, burimeve njerëzore dhe aftësinë e tyre për inovacione. Pastaj, sepse koncepti i përgjegjësisë shoqërore është në interes të ekonomisë nacionale duke krijuar biznese më të qëndrueshme dhe inovative por edhe në interes të ekonominë së BE-së – aty ku duam të jemi. Dhe së treti, përgjegjësia shoqërore është në interes të shoqërisë, komunitetit në të cilin jetojmë, sepse ajo ofron një sërë vlerash mbi të cilat ne mund të ndërtojmë një shoqëri më kohezive dhe të vazhdojmë me tranzicionin drejt një sistemi të qëndrueshëm ekonomik “, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Pllaketa iu ndanë projekteve të Duna Doo (Duna tim), One.Vip (Standard Mamforce), Banka e Ohrit (kultura dhe mirësjellja), Gemak Trejd (Skopje Cocktail javë), TAV Maqedoni (Simulime për aviokompanitë dhe operatorët turistikë të TAV Maqedonisë) , Evrosurovina – Manastir (Shoqëri pa mbeturina), OKTA AD Shkup (Fitoremedijim I tokës përzier me llum të hidrokarbureve), Ramstor Maqedoni – Shkup (Plan global, vepro në nivel lokal), Rade Konçar TEP (Si të ngrohësh simpatinë), Banka e Ohrit Shkup (Konkursi për idenë më të mirë të biznesit “10-she e pastër “) dhe ONE.VIP SK (Interneti nuk është vetëm lojë … kliko në të sigurt).

Mirënjohjen për praktikë më të mire inovative e fitoi projekti “EVN vollontere” nga EVN Maqedoni – Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button