Rusia dhe Turqia nuk e shohin dollarin si valutë për shitblerjen e sistemit S-400

Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi sot se është e pamundur që marrëveshja për sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 me Turqinë të nënshkruhet me dollarë amerikanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas numrit një të shtetit rus, ai dhe homologu i tij turk kanë rënë dakord për një opsion tjetër.

Pasi kritikoi administratën amerikane për përdorimin e dollarit si një mjet presioni, Putin tha se Rusia dhe partnerët e saj tregtarë, janë duke punuar në krijimin e sistemeve pagesash ndërbankare, që do të jenë të pavarura nga SWIFT-i.

Putin foli edhe mbi incidentin e fundit në Detin Azov, dhe gjendjen e luftës të shpallur në Ukrainë, duke thënë se kjo është një provokim i qëllimshëm për të shtyar zgjedhjet presidenciale në Ukrainë të caktuara për 31 mars të vitit 2019.

Rusia të dielën tha se ka konfiskuar tre anije ukrainase jashtë territorit të Krimesë, pasi siç ka thënë, kanë injoruar urdhrin për të ndaluar”.

Më herët, marina e Ukrainës akuzoi Rusinë së ka hapur zjarr ndaj anijeve të saj luftarake, për të shtuar se anëtarët e ekuipazhit janë plagosur dhe se anijet janë konfiskuar nga Rusia.

Rusia dhe Ukraina janë të përfshira në tensione dhe mosmarrëveshje që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë pas një referendumi të diskutueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button