fbpx

Afganistan, mbi 20 të vdekur nga sulmet ajrore amerikane

Mbi 20 persona, përfshirë civilë, kanë humbur jetën nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në provincën Helmand të Afganistanit, konfirmuan zyrtarët dhe mediat lokale.

Guvernatori i provincës Mohammad Yaseen Khan tha për Anadolu Agency (AA) se operacioni ajror synonte rebelët në qarkun Garmsir.

Pa e konfirmuar numrin e të vdekurve, ai tha se militantët talebanë janë fshehur brenda një shtëpie, gjë që ka rezultuar në viktima civile.

Transmetuesi lokal Tolo News njoftoi se të paktën 30 persona humbën jetën gjatë ofansivës, përfshirë gra dhe fëmijë.

Forcat amerikane ende nuk e kanë komentuar incidentin.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahed tha në rrjetin social Twitter se bastisja ajrore shkaktoi vdekjen e 23 civilëve në këtë qark.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button