Komuna e Gazi Babës është komuna e parë që do të hulumtojë cilët janë ndotësit e vendit

Komuna e gazi Babës është komuna e parë që fitoi kadastër të azhurnuar për ndotësit në territorin e saj, informojnë nga komuna, përcjell Portalb.mk.

Ekspertë nga shoqata për hulumtime teknologjike dhe laboratorike, projektim dhe shërbime “Tehnolab” kanë bërë një analizë detajore me kërkesë të komunës se cilat janë arsyet dhe ndotësit më të mëdhenj në Gazi Babë.

“Në bazë të këtyre të dhënave në lidhje me gjendjen e substancave ndotëse në ajër, ujë, mbeturina, do të fitojmë një mjet të fuqishëm për komunën e Gazi Babës që në teren të përballet me ndotësit potencial si të ajrit ashtu edhe të ambientit jetësor në përgjithësi, me çka më pas do të mund të mirëmbahet ambienti I pastër jetësor”, qëndron në njoftimin nga komuna.

Raporti përfundimtar sot i është prezantuar kryetarit të komunës Boris Georgievski, që më pas për të gjithë qytetarët e interesuar që do të shprehin dëshirë të njoftohen nga afër me këtë hulumtim do të organizohet prezantim publik në gjysmën e parë të muajit dhjetor.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button