Rasti “Talir”, 30 ditë paraburgim për Nikolla Gruevskin i cili qëndron në Hungari

Derisa ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është duke shijuar azilin politik në Hungari, Gjykata Themelore Shkupi 1  e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), dhe ka caktuar ndaj të njëjtin paraburgim 30 ditor për rastin “Talir”. Vendimi për paraburgimin e Gruevskit vjen pasi që Kuvendi i Maqedonisë ia mori të njëjtit imunitetin, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli Penal i cili veproi në bazë të propozimit të marrë nga kryetari i Kuvendit, me të cilin njoftohet se në bazë të Raportit të Komisionit për Rregullore dhe Çështje të Imunitetit dhe Mandatit, Kuvendi i ka miratuar kërkesën e këshillit penal për miratim të masës së paraburgimit kundër N.G. deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Pala e prekur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 20 orësh në Gjykatën e Apelit në Shkup 4.

Rasti “Talir” me dy aktakuza

Në rastin e PSP-së, “Talir” janë ngritur dy aktakuza, njëra për financim ilegal të VMRO-DPMNE-së dhe për ndërtim të objektit të selisë së VMRO-DPMNE-së. Aktakuza e parë për financim ilegal i përfshinë ish liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevski, pesë ish funksionarë të lartë dhe vetë partinë si person fizike.

Gruevski ngarkohet se gjatë periudhës 2009-2015 ka siguruar para për partinë nga burime anonime dhe ilegale. Në këtë i ka ndihmuar Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët kanë kryer trysni ndaj pronarëve të ndërmarrjeve të cilët kanë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike me organe shtetërore, ndërmarrje publike dhe njësi të vetëqeverisjes lokale, që të paguajnë kesh ndaj VMRO-DPMNE-së, si kundërvlerë e fitimit të tenderëve nga furnizimet publike.

Gruevski në Hungari

Gruevski nuk është në Maqedoni, sepse ai tashmë ka marrë azil politik në Hungari, pasi që u arratis për t’i ikur vuajtjes së dënimit prej dy vjetësh në rastin tjetër të PSP-së, “Tank”, që ka të bëj me furnizimin e “Mercedesit” në vlerë prej 600 mijë eurosh.
Arratisja erdhi dy ditë para se institucionet në Maqedoni të lëshonin fletë-arrest ndërkombëtar, kurse për marrjen e përgjigjes pozitive për azil politik në Hungari, Nikolla Gruevski njoftoi një ditë para se Maqedonia ta dërgojë dokumentacionin në Hungari për ekstradim të të apostrofuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button