Me marsh dhe defile të Filarmonisë së Kosovës, në Tetovë u shënua 28 Nëntori

Bendi i Filarmonisë së Kosovës, kori i grave “Teuta” dhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Tetovës sot u përkujdesën që magjinë e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë ta sjellin edhe në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Festimi filloi me defilenë e bendit frymor të Filarmonisë, për të vazhduar më pas me marshin e lirisë, në të cilin nxënësit marshuan me flamuj kuq e zi nëpër rrugët e Tetovës, për të shënuar dhe vitin e Skënderbeut.

Në manifestim, në mesin e shumë qytetarëve, mori pjesë edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila me këtë rast ua uroi festën të gjithë shqiptarëve.

Viti i 106-të i Pavarësisë së Shqipërisë sot është festuar nëpër gjitha qytetet ku jetojnë shqiptarë.

Festa e 28 Nëntorit në Tetovë
Festa e 28 Nëntorit në Tetovë
Festa e 28 Nëntorit në Tetovë
Festa e 28 Nëntorit në Tetovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button