Mickoski: Me protestën e fillojmë revolucionin e përgjithshëm kundër pushtetit

Me protestën e sotme e shpallim dhe fillojmë revolucionin tonë nacional, ekonomik, social, arsimor, gjithëpërfshirës dhe të përgjithshëm kundër sundimit të gabuar të Zoran Zaevit, asgjësimit ekonomik dhe nacional, deklaroi sot lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, njofton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske pas takimit me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, Mickoski theksoi se protesta është një lloj kundërshtimi dhe manifestim i të gjithë asaj që i shqetëson qytetarët dhe do të vazhdojë, vetëm në Shkup, por edhe në qytete tjera nëpër Maqedoni.

Sipas tij, 28 nëntori është simbolik për VMRO-DPMNE-në dhe për ashtu siç tha ai, sundimin e përgjithshëm të zi të Zaevit.

“Kjo është dita kur u sulmua sistemi i drejtësisë në Maqedoni, krye zv/ministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me urdhër të Zaevit, pa ua marrë imunitetin deputetëve, me pranga në duar ka bërë spektakle në opinion dhe i ka shpallur një pjesë të personave për terroristë dhe dhunues. Sot shohim se një pjesë e tyre janë persona të cilët paskëshin karakter evropian. I ftoj të gjithë qytetarët të cilët duan t’i qëndrojnë përballë rrugës së LSDM-së dhe Zaevit në këtë asgjësim nacional, ekonomik dhe në çdo themel të sundimit, të na përkrahin, të qëndrojnë krahë për krahë me ne, që ta fillojmë këtë revolucion gjithëpërfshirës dhe të përgjithshëm”, deklaroi Mickoski.

Në pyetje nëse është i mundshëm pajtimi me amnisti të pjesërishme, ai porositi se përgjigje duhet të japë propozuesi i saj, transmeton Portalb.mk.

“Propozuam ligj për amnisti, e patë se si mbaroi edhe pse thamë se jemi të gatshëm që i njëjti të modelohet nëse do të ekzistonte qëllim i pastër nga pala tjetër. Do ta përsëriti edhe pjesën e dytë të qëndrimit, se nëse çfarëdo zgjidhje ligjore ofron përgjigje ndaj kësaj ndjekje politike që i ndodh VMRO-DPMNE-së si parti politike, por edhe funksionarëve aktual dhe të mëparshëm”, deklaroi Mickoski.

Në lidhje me takimin e Todorovit dhe Jançevit me kryeministrin Zoran Zaev në Strumicë, Mickoski tha se ka marrë vesh nëpër media, por nuk vlerëson se ajo do të ndikojë në unitetin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, sot prej orës 17:00 është caktuar protestë në Shkup e organizuar nga VMRO-DPMNE-ja. Protesta do të fillojë nga sheshi VMRO, do të vazhdojë nëpërmjet rrugëve “Dame Gruev” dhe “Vasil Gllavinov” deri përpara ndërtesës së Qeverisë.

VMRO-DPMNE del në rrugë kundër, ashtu siç thonë ata të zezat e LSDM-së.

Siç thonë nga partia opozitare, ata protestojnë pasi që:

  1. Jemi kundër të zezat ekonomike, kundër varfërisë, rritjen e tatimeve dhe mungesën e të ardhurave që e rëndojnë çdo qytetar, kundër ekonomisë e cila stagnon dhe po e humb frymën.
  2. Jemi kundër të zezave politike, kundër padrejtësisë dhe pasigurisë, kundër moçalit të zi politik ku persekutimi bëhet ligj, ndërkaq ligji shënjestër për përmbushje.
  3. Jemi kundër të zezave shoqërore, kundër rrezikimit të shëndetit të qytetarëve dhe jo-funksionalitetit të sistemit shëndetësor dhe vrasësit të heshtur të ndotjes e cila në vend të zvogëlohet, po stimulohet.

VMRO-DPMNE-ja i fton qytetarët që të mërkurën ta përkrahin këtë protestë antiqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button