Qeveria do të jetë garantues i NTQ-së për kredinë për blerjen e autobusëve ekologjik për Shkupin

Qeveria në seancën e 105 që u mbajt dje, miratoi Projekt-ligjin për garanci nga Republika e Maqedonisë për Kontratën e kredisë për blerje të autobusëve të ri për qytetin e Shkupit (NTP) që do të nënshkruhet ndërmjet Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) dhe Ndërmarrja e transportit publik-Shkup, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Shuma e përgjithshme e projektit është 12 milion euro, prej të cilave 10 milionë do të sigurohen përmes një kredi nga BERZH, ndërsa 2 milionë do të sigurohen nga buxheti i NTP Shkup. Për paratë që NTP do t’i merr si kredi nga BERZH, Qeveria do të lëshojë garanci shtetërore.

Në seancën e djeshme është miratuar Informata për kontratën e një granti prej 70 milion euro për projektin “Ndërtimi i seksionit të ri dhe rikonstruksionin e seksionit ekzistues Belakovce – Kriva Pallankë – pjesën lindore të hekurudhës s[ Korridorit 8, faza 2”, ndërmjet Ministrisë së financave dhe Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim.

Gjithashtu janë dhënë për Sekretariatin për çështje evropiane që, jo më vonë se sot, t’ia paraqesë Komisionit Evropian listën unike të projekteve. Sipas kësaj liste, ndër katër projektet prioritare janë rindërtimi i seksionit rrugor Kriva Pallankë – Deve Bair si pjesë e Korridorit 8, ndërtimi i pikës së kalimit kufitar Tabanovcë, ndërtimi i seksionit të autostradës Shkup – Bllacë dhe interkoneksioni i gazit me Greqinë.

Në seancën e djeshme, Qeveria në lidhje me planin financiar të “Ndërmarrjen publike për radiodifuzion Radio Televizioni i Maqedonisë” për vitin 2019, vendosi t’i rekomandojë Parlamentit të RM-së, që RTM-ja të harmonizojë këtë plan financiar me rekomandimet për të arritur pavarësi të plotë redaktuese, për të përforcuar kapacitetet e personelit që të mund të realizojë interesin publik për informim objektiv dhe të saktë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button