UNEP: Shkupi është kryeqyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, qyteti me më shumë se gjysmë milionë njerëz, që gjendet në qendër të Gadishullit Ballkanik, në jug të Evropës, është vendosur në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mes qyteteve në Evropë me prani më të madhe të grimcave të dëmshme PM 2.5 në ajër, shkruan Unenvironment- UNEP ( Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambient Jetësor), transmeton Portalb.mk.

Grimcat PM 2.5  përfshijnë  komponente të ndryshme siç janë nitratet, sulfatet, hemikalet organike, pluhuri dhe karboni i zi, që paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve. Për shkak madhësisë së tyre të vogël, ata depërtojnë në mushkëritë e bardha dhe dihen që shkaktojnë sëmundje të zemrës, sëmundje të mushkërive dhe sëmundje të tjera.

Për shkak të pranisë së grimcave PM10 dhe PM 2.5, baza e të dhënave për ndotjen e ambientit, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka ranguar Shkupin si kryeqytetin më të ndotur në Evropë.

Organizata vlerëson se 2.574 njerëz vdesin parakohe për shkak ndotjes së ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button