Forumi Rinor i “Lëvizja Besa” me kryetar Kasamin: Në vend se të festojmë nëntorin, ne helmohemi

Forumi Rinor i partisë “Lëvizja Besa” me kryetar Bilall Kasamin, ka mbajtur sot konferencë për mediat për Ditën e Flamurit, duke shprehur siç thonë “dhimbjen dhe hidhërimin tonë ndaj pushtetarëve të kësaj qeverie dhe atyre që janë në qeveri qe sa vite”, njofton Portalb.mk.

“Jemi sot këtu, që të shprehim shqetësimin tonë si rini e cila në vend që të shijojmë aromën e bukur të festave të nëntorit, ne akoma helmohemi nga ajri, uji i ndotur dhe helmet e ndryshme që na servojnë këta udhëheqës gati dy dekada.
Në vend që këto festa kombëtare t’i shijojmë e festojmë, ne me dhimbje e kujtojmë tretjen e shokëve dhe shoqeve tona që u degdisën rrugëve të botës për një jetë më të mirë, duke i lënë të zbrazura bankat e shkollave. Jemi sot këtu, t’ua bëjmë me dije se nuk mbulohet dështimi juaj duke bërë shqiponjën me duar të cilët janë të përlyera me gjak dhe me llum hajnie.
Jemi sot këtu, që t’ju themi mjaft na ledhatuat me fjalë patriotike, kur trupin dhe shpirtin na keni mbuluar me gjak e plagë, as armiqtë më të përbetuar të kombit tonë nuk na kanë zhgënjyer më shumë se sa falsiteti juaj” thuhet mes tjerash në kumtesën e Forumit Rinor.

Duke uruar 28 Nëntori, ata porositën “Para se ta festoni Nëntorin, ju lutemi mos e vidhni atdheun!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button