Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot filloi debati për propozim-buxhetin për vitin 2019

Diskutimi për propozim buxhetin për vitin 2019 filloi sot në Komisionin amë për financimin dhe buxhetin në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Propozim-buxheti për vitin 2019 përfshin 3.7 miliardë euro, të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 210.8 miliardë denarë, (3.4 miliardë euro), ndërsa rritja e ekonomisë është 3.2 për qind për Bruto prodhimin vendorë.

Me buxhetin e vitit 2019 parashihet ulje e deficitit buxhetor, që për vitin e ardhshëm është projektuar në 2.5 për qind nga bruto prodhimi vendor. Në propozim buxhetin për vitin 2019 është parashikuar reformë në Fondin e sigurimit të pensioneve, gjegjësisht ulje të transferit të përgjithshëm.

Rritje prej dhjetë për qind të rrogave janë paraparë për mjekët specialist nga janari i vitit 2019, ndërsa rritje prej pesë për qind nga shtatori i vitit 2019 për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë. Rritje prej pesë për qind do të ketë për të punësuarit në kopshte dhe në administratën publike.

Për investimet kapitale, të cilat secili vit shkurtohen me rebalancin, janë parashikuar 25.7 miliardë denarë.

Në pajtim me strategjinë fiskale, borxhi publik për vitin 2019 do të përfshijë 54.2 për qind dhe do të financohet nga tregu vendor dhe i huaj në letër me vlerë.

Pritet që shkalla e inflacionit të jetë e ulët dhe stabile, ndërsa shkalla e papunësisë të ulet për rreth 20 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button