Ku humbi jeta?!

Ndalo per një moment dhe vetëm shih përreth teje!! Çfarë sheh?

Un shoh fytyra të buzëqeshura, grupe njerëzish që nuk duan t’ia dinë për hallet e kësaj bote sepse nuk kanë “rënë prej dardhe”,  por edhe të tillë që nuk munden më të durojnë poshtërsite e kësaj që quhet  JETË… Sa fjalë e fuqishme kjo.. JETË.

Flisnim për jetën por nuk dinim çka të flasim. Dikush e don e dikush se don.
Atij të shkretit që iu mërzit shpirti nga uria e nga shkeljet e njerëzve që moti i ka ndërprerë raportet me këtë far J… por ai që ia dinë “lezetin” nuk po qahet.

Gjithë mund të duken të lumtur por a jemi realisht të lumtur dhe të plotë në shpirt me këtë që po jetojmë?

Kjo ishte përgjigjja që po kërkoja mes kohësh e që nuk më jepej rasti ta zbuloj.
Jetojmë në një rreth ku fqiu se njeh fqiun, vëllau se njeh vëllaun, fëmiu se njeh prindin e lërë fare mikun.

Ku mbeti e tërë ajo mikëpritje e tërë ato lojëra që na bënin të ndjehemi gjeni të mëhallës. Ku mbetën ditët kur gjunjët e mi e donin më së shumti se gjithçka në botë asfalltin e shtruar  e baltën e shprëndarë.  E dhimbshme por po “ecim me kohën”.

Kam mësuar shumë por ka ende shumë shumë për tu mësuar derisa të vendos i madhi Zot se  duhet të kthehem te Ai. Shoh se njerezit tanime gati se nuk flasin.  Përshendeten prej së largu në stil amerikan vetëm sa mos të thonë njerëzia se nuk po na njeh ky.  Frika prej fjalëve të hallkut. Shkrimtari i madh Paolo Koeljo duke hasur në këtë perde shoqërore thotë : “Nese duam ta ndryshojmë botën duhet të kthehemi në kohën kur ushtarët mblidheshim përreth zjarrit dhe tregonin përralla” e kjo nënkupton afrimin e njerëzve duke shkrirë akullin e modrenizimit që nuk na len ti vizitojmë gjyshërit e vjetër që na duan si sytë e ballit.

Mund të duket qesharak për disa fakti i vizitës së familjarëve “në ditë të sodit” por ajo na dallon neve si popull dhe si pjestarë të fesë islame.  Nëse largohemi edhe më shumë se që jemi larguar prej njëri tjetrit shumë i sigurtë është dështimi shpirtëror por edhe dështimi në gjitha sferat e jetës.  Kthimi në atë që realisht neve na identifikon si muslimanë dhe shqiptarë ka për të na bërë të fortë dhe kompakt.  Mund të jemi populli  më i përbuzur, më i varfër, më i paditur e më i pa dalët i Europës por kjo nuk është arsye për të simuluar amerikan e turk.

Mbro atë që ke sepse faktori kohë punon ashtu siç ti e dirigjon. Ai nuk ka mundësi të shkel nëse ti se lejon…

Ferikan Iljazi

Lajme të ngjashme

Back to top button