fbpx

Buffoni e quan test përballjen ndaj tre sulmuesve të Liverpoolit

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Buffon, ka përshkruar treshen sulmuese të Liverpoolit, Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane, si më të mirët në botë, shkruan Koha.net.

Treshja e sulmit të Liverpoolit pritet të luajë sonte ndaj treshes së PSG-së, pasi Neymari dhe Kylian Mbappe pritet të kthehen nga lëndimi për të luajtur përkrah Edinson Cavanit.

“Gjatë tërë karrierës sime kam dashur të testohem ndaj më të mirëve dhe për momentin nuk më shkon në mendje ndonjë ekip në Europë që ka sulmin më të mirë sesa Liverpooli”, ka thënë Buffoni.

“Liverpooli ka ekip të fortë – sidomos sulmin. Këtë sezon e shoh favorit për Ligën e Kampionëve së bashku me Barcelonën, Juventusin dhe Manchester Cityn. Liverpooli ka mundësi të mirë, por nuk mund ta harrojmë as Real Madridin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button