fbpx

Kthehen në Turqi pjesët e munguara të mozaikut të lashtë “Vajza rome”

 Pjesët e humbura të mozaikut të famshëm “Vajza rome”, kanë mbërritur mbrëmë në Turqi përmes një linje të Turkish Airlines nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Mbërritja në Turqi e 12 pjesëve të mozaikut i cili daton nga epoka romake, u mundësua nga një protokoll të cilin e nënshkruan Ministria turke e Turizmit dhe Universiteti Shtetëror Amerikan “Bowling Green” nga Chicago.

Pjesët e ardhura nga SHBA-të, fillimisht do të ekspozohen në muzeun e Gaziantepit, që më vonë të vendosen në vendin origjinal bashkë me tërësinë e mozaikut, i cili pasqyron një vajzë nga kohërat e lashta, por ajo që fascinon te ky mozaik, janë sytë e mprehtë të “vajzës rome”.

Pjesët e mozaikut të famshëm kanë munguar për të paktën 50 vjet. Të 12 fragmentet, të kontrabanduara në vitin 1965, ekspozoheshin në Universitetin në Ohio.

Mozaiku i vajzës së re me sy të mprehtë u zbulua në fillim të viteve 1960 gjatë gërmimeve në Zeugma, në provincën juglindore turke Gaziantep.

Në vitin 1965, universiteti pagoi 35.000 dollarë për të blerë mozaikët dhe 47 vjet më vonë, Turqia u përpoq t’i kthejë ato, por universiteti kërkonte 260.000 dollarë.

Ministria e Jashtme hodhi poshtë ofertën duke e cilësuar atë si joetike, por pas negociatave që zgjatën pesë vite e gjysmë, më 15 maj u firmos protokolli për kthimin e mozaikëve.

Sipas Ministrisë së Kulturës, më shumë se 4.300 vepra arti antike të kontrabanduara janë kthyer në Turqi që nga viti 2003.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button