Djali i Schumacher-it sezonin e ardhshëm garon në Formula 2

Mick Schumacher, djali 19-vjeçar i pilotit legjendar në Formula 1 Michael Schumacher, sezonin e ardhshëm do të garojë në Formula 2, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mick Schumacher, ka njoftuar në rrjetet sociale mbi planet në karrierën e tij. “Jam i kënaqur të njoftoj se do të vazhdoj karrierën time në 2019 në Kampionatin Botëror të Formula 2 me ekipin Prema. Mendoj se është një hap logjik për karrierën time sportive, sepse dua të përmirësoj aftësitë e mia teknike dhe të drejtimit të makinës. Janë të pamjaftueshme falënderimet që mund të bëj për familjen Prema kryesisht për ato që kemi arritur këtë vit”, tha Mick.

Ai sezonin e kaluar ishte kampion i Evropës në kampionatin e Formula 3.

Michael Schumacher, i cili ka triumfuar si kampion bote shtatë herë në Formula 1, ende mbetet në koma pasi më 29 dhjetor 2013 pësoi një aksident me ski në Alpet franceze. Piloti 49-vjeçar Schumacher, i cili ka mbetur i paralizuar në një pjesë të mëdhe të trupit të tij, vazhdon procesin e rehabilitimit në shtëpinë e tij në Zvicër që nga shtatori 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button