Sulmi mbi autobusin e B.Dortmund, 14 vjet burg për të akuzuarin

Gjykata në Gjermani ka dënuar me 14 vjet burg të dyshuarin për sulmin mbi autobisin e klubit futbollistik Borussia Dortmund që ndodhi vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata shtetërore e Dortmundit, shpalli të pandehurin Sergej W. fajtor për 28 akuza për vrasje në tentativë dhe aktivizimin e një shpërthimi, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Kujtojmë se në sulmin e 11 prillit të vitit 2017, autobusi i cili po largohej nga hoteli në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve u godit nga tre shpërthime, ku si pasojë mbetën të plagosur mbrojtësi i Borusisë, Marc Bartra dhe një zyrtar policor.

Verdikti i sotëm gjyqësor i dha fund një procesi të gjatë gjyqësor ku u dëgjuan edhe dëshmitë e lojtarëve dhe trajnerit të atëhershëm Thomas Tuchel.

Prokurorët thanë se Sergej W. kishte marrë një kredi me të cilën kishte paguar një bast se aksionet e Borussia Dortmundit do të bien në vlerë, pas çka sulmoi autobusin me bombë bashkë me një përpjekje që ta maskonte sulmin si terrorizëm islamik.

Dortmundi është i vetmi klub gjerman i futbollit, aksionet e të cilit janë të listuara në bursë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button