Tre ushtarë amerikanë janë vrarë pas një shpërthimi në Afganistan

Ushtria amerikane ka thënë se tre anëtarë të shërbimit të saj janë vrarë si pasojë e një bombe rrugore në qendër të qytetit Gazni në Afganistan, transmeton REL.

Këto vdekje kanë rritur në 12 numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë në këtë shtet brenda këtij viti.

Tre ushtarë tjerë amerikanë janë plagosur pasi një pajisje ka shpërthyer më 27 nëntor, ka thënë ushtria.

Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e ushtarëve apo zonës së saktë ku ka shpërthyer pajisja si dhe ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në këtë provincë së fundmi kanë qenë shumë prezentë militantët talibanë.

Kryeqyteti i kësaj province, po ashtu i emëruar Gazni është përfshirë nga militantët më herët gjatë këtij viti, para se të largohen nga forcat afgane dhe ato amerikane përmes një fushate të ashpër të luftimeve.

Aktualisht në Afganistan janë duke shërbyer afër 14,000 ushtarë amerikanë, vend në të cilin Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë përmbyllur misionin e tyre luftarak më 2014.

Forcat që tani gjenden aty kanë mision trajnimin dhe këshillimin e forcave të sigurisë afgane, të cilat janë përballur me sulme të ndryshme nga talibanët dhe grupe tjera ekstremiste.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka thënë gjatë muajit nëntor se 58 amerikanë janë vrarë në këtë shtet prej vitit 2015, kur forcat afgane kanë marrë përgjegjësinë për sigurinë e këtij shteti.

Gjatë po kësaj periudhe janë vrarë edhe rreth 29,000 policë dhe ushtarë afganë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button