Kuvendi i hoqi imunitetin deputetit Gruevski

 Me 62 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi i Maqedonisë në seancën plenare hoqi imunitetin deputetit në arrati nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, transmeton Anadolu Agency (AA)

Në seancën plenare të Kuvendit asnjë deputet nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE nuk ishte prezent.

Më herët, Komisioni parlamentar për çështjet e rregullores, mandatit dhe imunitetit i miratoi gjashtë kërkesat e gjykatës për heqjen e imunitetit të deputetit Gruevski.

Votimi i sotëm për Gruevskin është i bazuar në urdhrin e gjykatës, ku kërkohet arrestimi i tij pasi akuzohet për disa procese gjyqësore. Më 9 nëntor të këtij viti parlamenti nuk arriti t’i marrë imunitetin e deputetit Gruevski.

Ish-kryeministri maqedonas është dënuar me dy vjet heqje lirie për rastin “Tanku” lidhur me furnizimin e automjetit luksoz “Mercedes” në vlerë prej 570 mijë euro, ndërsa gjykohet edhe në disa raste të tjera për akuza që kanë të bëjnë me korrupsion, shpërdorim mjetesh financiare, si dhe vepra të tjera penale.

Ditë më parë, në profilin e tij në Facebook, Gruevski konfirmoi se Hungaria është përgjigjur pozitivisht në kërkesën e tij për azil, pasi më herët u arratis nga Maqedonia në Hungari duke u arsyetuar se po përballet me një përndjekje politike nga qeveria aktuale e këtij vendi.

Në kohën kur u arratis, Maqedonia nuk kishte lëshuar fletarrestim ndaj Gruevskit. Në nivel kombëtar fletarrestimi u lëshua pas arratisjes, ndërsa në nivel ndërkombëtar u lëshua pas njoftimit të tij në Facebook se ndodhet në Budapest.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button