Stadiumi “Camp Nou” për herë të parë në histori mund të ndryshojë emrin

Stadiumi “Camp Nou” në Barcelonë për herë të parë në histori mund të ndryshojë emrin, shkruajnë mediat spanjolle, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi i futbollit Barcelona është në fazën përmbyllëse të bisedimeve me kompaninë farmaceutike “Grifols”, e cila mund të bëhet një nga sponsorët kryesorë të “krenarisë katalonjase”.

Nëse arrihet marrëveshje, stadiumi “Camp Nou” në 20 vitet e ardhshme do të marrë emrin e ri “Camp Mou Grifols”. Në këtë rast, Barcelona nga marrëveshja me “Grifols” do të fitonte 20 milionë euro në muaj, apo për dy dekada do të inkasonte 400 milionë euro.

Një numër i konsiderueshëm i tifozëve të Barcelonës kundërshtojnë mundësinë e ndryshimit të emrit të njërit nga stadiumet më të njohura në botë, duke potencuar se kjo është “një tradhti e idealit për para”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button