fbpx

Taksa mbi karburantin, Macron: Nuk do të tërhiqem

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se nuk do të heqë dorë nga taksa e polemizuar mbi karburantin, ndërsa prezanton strategjinë për energjetikën, transmeton Top Channel. 

Të ashtuquajturat “protesta të jelekëve të verdhë” kanë nxjerrë me mijëra njerëz nëpër rrugë, në të gjithë Francën, që kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit.

Por, Macron përdori tone më të paqta, duke thënë se ishte i hapur ndaj ideve dhe se do të rishikonte mënyrën sesi taksa e karburanteve ishte aplikuar.

“Unë nuk i ngatërroj protestuesit me qytetarët që duan të japin një mesazh. Unë i respektoj bashkështetasit e mi, por nuk do të dorëzohem përballë dhunës”, tha Macron.

Por, në një lëshim ai tha se, taksa kontroverse do të rregullohej kur çmimet e naftës të rriten për të zbutur peshën mbi njerëzit. Ai fajësoi po ashtu politikë disa dekadëshe franceze që inkurajonte njerëzit të largoheshin nga qytetet dhe të udhëtonin përmes infrastrukturës rrugore.

“Ne i kemi shtyrë në këtë situatë – tha ai. – Ata janë viktima të situatës. Ne duhet të dëgjojmë alarmin social, por ka edhe një alarm ambientalist”.

Macron pranoi se shumë qytetarë ndiejnë se politika u është imponuar atyre pa konsultime, ndërkohë që mediet franceze raportuan se ministri i Ekologjisë do të takohet me përfaqësues të protestuesve.

Një tjetër pikë e rëndësishme e strategjisë së re për energjinë ishte edhe njoftimi i Macron se, Franca do të mbyllë të gjitha centralet elektrike me qymyr deri në vitin 2022, bashkë me një numër impiantesh bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button