1.7 për qind e të punësuarve në Maqedoni në maj pa rroga
Neto rroga mesatare mujore e paguar në maj sivjet arrin 20.867, ndërsa bruto rroga 30.636 denarë, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.
Zvogëlimi i vlerës së neto rrogës ka bëtë bëjë, para se gjithash, me uljen e neto rrogës mesatare mujore për një të punësuar në sektorët: Informata dhe komunikacione për 15.8 për qind, art, argëtim dhe rekreacion për 7.2 për qind dhe veprimtari administrative dhe ndihmëse-shërbyese për shtatë për qind.
Në maj të këtij viti, 1.7 për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë rrogë. /portalb/