Shilegov: Amvisëritë, ndotësit kryesorë në qytetin e Shkupit

Amvisëritë që ngrohen me lëndë djegëse të ngurta janë ndotësit kryesorë të ajrit në Qytetin e Shkupit, vlerëson kryetari i Qytetit, Petre Shilegov. Ndërkaq, zëvendësministri i ministrisë për Mjedisin jetësorë dhe planifikim hapësinore, në mënyrë që të parandalohet ndotja nga amvisëritë, vlerëson se qytetarëve duhet të ju ofrohet alternativë, njofton Portalb.mk.

Në forumin e organizuar sot në Shkup, nga Instituti francez, nën moton “Kryeqytetet ballafaqohen me problemet që lidhen me mjedisin jetësor”, në të cilin morën pjesë kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov, zëvendësministri i  mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli si dhe ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie, patën mundësinë që të diskutojnë për problemet që përballen qytetet gjatë periudhës së dimrit me ndotjen e ajrit.

Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, deri më tani janë ndërmarrë të gjitha masat e propozuara kundër ndotjes së ajrit. Ai thotë se ndotësit kryesorë në qytet janë amvisëritë duke theksuar se 70,000 amvisëri funksionojnë jashtë rrjetit të ujit të nxehtë të Qytetit të Shkupit.

“Kapacitetet industriale në qytetet e Shkupit funksionojnë sipas standardeve evropiane të vendosura dhe sipas të gjitha studimeve kanë një përqindje shumë të ulët të ndotjes së ajrit. Drejtimi i gishtit  në industrinë si shkaku kryesor i ndotjes është defokusim nga problemi real me ajrin në masë të madhe të ndotur, kurse këto janë shtëpitë që djegin lëndë djegëse të ngurta dhe oxhaqet e pa pastruar,  “tha kryetari i komunës së Shkupit, Peter Shilegov tema forum “Qytetet kryesore me të cilat ballafaqohen problemet mjedisore” organizuar nga Instituti Francez në Shkup.

Shilegov thotë se nga 39 masa për luftën kundër ndotjes së ajrit, gjatë vitit të kaluar janë realizuar vetëm 17, ndërkaq të filluara janë dhe 12, kurse 5 prej tyre ai vlerëson se nuk janë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit.

Ndërkaq, zëvendësministri i  mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli, thekson se në krahasim me vitet e kaluara në vitin 2018 është ulur niveli i ajrit të ndotur. Ai gjithashtu thotë se faktori kryesorë që ndikon në rritjen e  nivelin e ndotjes janë amvisëritë, dhe se për këtë qytetarëve duhet të ju ofrohet alternativ.

“Për ndotjen e ajrit në Shkupit, problemi i ngrohjes është një problem dominuese. Ndotin amvisëritë me dru të lagësht, djegie të plastikës, vajra, por shpesh nuk kanë zgjedhje tjetër. Ne duhet t’u ofrojmë atyre një alternativë”, tha Makraduli.

Duke e prezantuar strategjinë e qeverisë për ajër të pastër, Makraduli theksoi se për realizimin e saj Qeveria ka marrë përkrahje nga disa institucione ndërkombëtare.

Lidhur me kandidimin e Qytetit të Shkupit, për çmimin prestigjioz “Kryeqendra e gjelbër Evropiane” në vitin 2021, për të cilën Shilegov thotë se është bërë mjet i humorit, ai shprehet i bindur që do të ketë rezultat pozitiv nga masat e gjelbra të cilat janë paraparë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button