fbpx

Mançevski: Me ligj do të definohet se në cilat pozita do të emërohen persona politik dhe profesional

“Transparencë gjatë emërimit dhe shkarkimit të udhëheqësve të institucioneve shtetërore dhe definim të saktë se në cilat pozita do të bëhen emërime politike dhe në cilat profesionale. Ky është qëllimi i ligjit për udhëheqësi shërbimin e lartë udhëheqës të cilin po e përgatit Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHA)”, informoi ministri i MSHA-së, Damjan Mançevski, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç tha ai, po bëhet hap i madh drejt profesionalizimit dhe departizimit të administratës publike. Ajo është një ndër kërkesat kryesore të qytetarëve, por edhe të partnerëve tanë të BE-së.

“Të jemi të sinqertë, trysnia dhe politizimi i administratës mund të vijë nga kuadri udhëheqës. Për atë, ky ligj do të duhej që ta zgjidh këtë problem. Kjo është ndoshta njëri ndër hapat më të rëndësishëm në procesin e profesionalizimit të administratës. Ajo do të arrihet me zbatimin e përforcuar të meritave, mundësive të barabarta dhe përfaqësimit të drejtë”, theksoi Mançevski i cili ka marrë pjesë në prezantimin e raportit të parë nacional nga ndjekja e reformave të administratës publike, të kryer në korniza të projektit VeBER.

Sipas tij, lloji i këtij projekti është raporti i cili detekton përparësitë, përparësitë dhe dobësitë në procesin e reformave në administratës publike, janë të rëndësisë së veçantë që të fitohet fotografi e qartë dhe objektive se si të zhvillohen proceset brenda, në institucione.

Hulumtimi i prezantuar sot, tregoi se konsultimet me organizatat qytetare në lidhje me Strategjinë për Reformat në Administratën Publike 2018-2022 kanë qenë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Në korniza të rajonit, Maqedonia është në mesin e vendeve me rezultate më të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button