Për çaste gëzimi: Ëmbëlsira çokollatë me jogurt

Gatuhet shpejt, nuk kushton shumë, ndërkaq ka shija fantastike.

Përbërësit:

• Biskota,
• Dy gota (prej 2 dl) jogurt,
• Dy gota miell,
• Një gotë vaj,
• Dy gota sheqer,
• Dy lugë kakao pluhur,
• Një lugë e vogël sodë buke.

Për lyerje:

• 100 ml qumësht,
• 100 g çokollatë,
• 5 lugë sheqer,
• Një lugë e vogël gjalpë.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit për biskota përzieni, qitni në tepsinë e lyer dhe në të cilën keni qitur miell dhe piqeni në 180 gradë rreth 20-25 minuta. Verifikoni me maje thike a janë pjekur biskotat.

Për lyerje, të gjithë përbërësit shkrini në zjarr të ulët dhe të ngrohtë lyeni ëmbëlsirën e ngrohtë.

Prisni që të ftohet dhe futeni në frigorifer të qëndrojë së paku dy orë para se ta servirni.

Dekorojeni sipas dëshirës, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button