SHGM: Zgjedhja e drejtorit të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë të bëhet në sesion të hapur për publikun

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë është e shqetësuar që Akademia për gjykatës dhe prokurorë nuk do të lejojë praninë e gazetarëve në  mbledhjen e ardhshme të Këshillit drejtues, e që pritet të mbahet të mërkurën, kur duhet të zgjidhet drejtori i ri i Akademisë.

“Vendimi i Këshillit drejtues të Akademisë për të përjashtuar opinionin nga mbledhja e ardhshme është në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit për Akademinë e gjykatësve dhe të prokurorëve, i cili parasheh veprimtarinë e tij të ushtrojë në mënyrë të hapur, transparente dhe me përgjegjësi. Pengimi i gazetarëve të ndjekin debatin e anëtarëve të Këshillit drejtues lidhur me kandidatët e paraqitur për drejtor të Akademisë, është përpjekje të punohet pas shpine të opinionit dhe hedh dyshim ndaj procesit të zgjedhjes së drejtorit të ri, për të cilin janë paraqitur kandidat cilësor”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Nga SHGM u bëjnë thirrje të gjithë autoriteteve që të mundësohet prania e gazetarëve në mbledhjen për zgjedhjen e drejtorit  të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë.

“Ftojmë Këshillin e gjykatësve dhe mediave të interesohet për rastin dhe të kërkojnë nga organet gjyqësore që kanë deleguar anëtarë në Këshillin drejtues të Akademisë sqarim  pse është mbyllur për opinionin mbledhja. Apelojmë deri të ministri pa resor i ngarkuar për komunikim, transparencë dhe llogaridhënie, Robert Popovski, të ftojë anëtaren e Këshillit drejtues të Akademisë, të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, Lubica Karamandi Popcevska, të kërkojë që debati për zgjedhjen e drejtorit të ri të jetë i hapur për publikun. Përkujtojmë Qeverinë dhe pushtetin gjyqësor në Maqedoni se reformat e paralajmëruara në gjyqësi do të jenë të dështuara nëse ende në fillet e saj procesi bëhet jotransparent. Ftojmë Delegacionin e Bashkimit Evropian, Misionin e OSBE dhe Ambasadën Amerikane në Shkup të kërkojnë nga Akademia për gjykatës dhe prokuror të respektojnë obligimet ligjore për të punuar në mënyrë transparente”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button