Roma Invicta !

Një nga Perandoritë më të fuqishme në botë, gjatë gjithë historisë ka qenë pa dyshim ajo Romake, e cila ka ekzistuar që nga viti 509 gjer në atë 264 para erës sonë. Në periudhat e hershme të vitit 264, Romakët korrnin fitore të njëpasnjëshme, duke okupuar kështu një të katërtën e popullsisë botërore, pra rreth 50 miliona njerëz.

Mes shumë gjërave të tjera, të cilat ata i ndërtonin për të shënuar etapat historike të zhvillimit të tyre kombëtar, meqenëse kur një komb ka histori i ka edhe monumentet të cilat i takojnë asaj pra historisë dhe atij pra kombit, e assesi jo vjedhacakëve të këtyre të dyjave. Ata mes tjerash ndërtuan edhe Koloseumin. Është kjo arenë lufte, me ulëse për mbi 50 000 spektatorë. Në Romë afër Koloseumit gjendet një park, në anën e djathtë të së cilit gjendet një mur i lashtë ku janë vendosur nga anë e parme katër harta të mëdha.

Këto harta gjigante, të cilat shumë bukur vërehen edhe nga mesi i qendrës së saj, tregojnë territoret e Gadishullit Ilirik, si dhe hapësirën më të madhe të Evropës. Sipas këtyre hartave, tregohet qartë ku kanë qenë të shtrira territoret e Ilirisë gjithandej-para erës tonë, pra në hartën e parë, dhe pastaj në tri hartat tjera, të ndara në periudha përafërsisht kohore të njëjta, të cilat datojnë nga fillimi i erës së re gjer nga shekulli XIX duke treguar kështu më në fund asgjësimin dhe tkurrjen e territoreve ilire. 

Një nga reflektimet më origjinale të historisë së Perandorisë Romake është pa dyshim i pranishëm, duke ngërthyer në vete në vete në mënyrë shumë cilësore të gjitha rrafshet e artit të shtatë, pra në filmin “Gladiator” i xhiruar nga regjisori Ridley Scott, në vitin 2000, i cili u nominua dhe i fitoi të gjitha çmimet më prestigjioze. Personazhi kryesor në këtë film është gjenerali i dashur dhe i respektuar nga i gjithë populli Maximus të cilin jeta e pamëshirshme e shndërron në gladiator, i cili nuk dinte të humbasë asnjë luftë. Ai ishte personi më i besueshëm edhe i Perandorit të Romës, Marcus Aurelius-it, i cili vendosi ta bëjë atë trashëgimtar të tij, edhe pse ishte babai i krijesës më negative në film Commodius-it.

Kujtoj dhe jam e bindur që trimëria e tij bazohej ne besimin që kishte ai se është më mirë të gabojë në origjinalitetin e tij që i sillte fitore të njëpasnjëshme se sa të ngadhënjejë në fitimet e tij false, të cilat do të shkatërronin popullin e tij. Fitimet false nuk janë gjë tjetër përveç se test i madhështisë së tij shpirtërore dhe mentale, dhe analoge me këto sukseset enjëpasnjëshme shfaqin mençuri në njohjen e forcave të vërteta të vetes. 

Janë gjithashtu edhe dy momente të cilat janë më se mbresëlënëse në gjithë filmin, i pari është mënyra me plot respekt në të cilën Gladiatori prek me majën e gishtërinjve grurin nëpër fushat e gjëra, duke treguar kështu respektin ndaj bukës e cila e ushqente popullin e tij, dhe momenti i dytë është prekja e tokës, dheut me të dyja duart, para çdo beteje para së cilës gjendej ai, si simbol i hapësirës ku ai mund të varrosej po ta humbasë luftën.

Jo rastësisht më bën shumë përshtypje ky film, se ma përkujton përditshmërinë tonë, me të cilën të gjithë jemi të preokupuar. Jam e preokupuar pse dhe si ky popull i imi, sidomos ne që jetojmë në Shkup, nuk jemi të trajtuar me dinjitet njeriu? Të mbështjellur me dinjitet false të këtyre firomjanëve, ne vazhdimisht jemi në mes të rrugës për askund. Ne, një nga popujt më të lashtë në rruzullin tokësor, kemi qenë çdo herë viktimë e atyre te cilët kanë qenë dhe janë imitues të vyeshëm të asaj të cilës do te kishin dëshiruar të jenë, kurse ne, ne jemi ata origjinalët.

Pse “të legjitimuarit te popullit” po shkelin në bukën tonë në mënyrë aq brutale, pse tallen 
ata edhe me dheun ku të gjithë e kemi fillimin dhe fundin, meqë fundi është i përbashkët i të gjithëve nesh pse nuk tregojmë aspak respekt ndaj këtyre gjërave? Çdo herë ka arsye për të bërë gjëra të këqija, nga njerëzit e këqij, se ata nuk dinë të veprojnë ndryshe, po kjo nuk është arsye që njerëzit e mirë të rrinë duarkryq vetëm për interesa tepër të imta gati se të padukshme personale, ose mos vallë nga frika?

Ne si popull në trojet tona kemi qenë dhe jemi për një gjë shumë fisnike- të na quajnë ashtu si quhemi, pra shqiptarë dhe si të tillë të trajtohemi, kjo është kërkesa fisnike e cila do të relaksonte ngërçet tona kombëtare.

“Roma Invicta”, ka qenë thërritja legjendare e Gladiatorit i cili thërriste ushtrinë e tij në beteja të vështira, thërritje kjo e cila në gjuhën tonë më të bukur në botë do të thoshte “Roma e pamposhtur” ..Kjo thërritje ka qenë ngritje e moralit të luftëtarëve romak në betejat e tyre të ashpra.

Shpesh herë kam dëgjuarthënien, nga i madhi Jefferson, se “Qeveria me e mirë është ajo e cila qeveris shkurt”, pra ajo qeveri për të cilën populli duhet të jetë i gatshëm për ta votuar, të cilën populli e ka merituar meqë e ka pritur. Kjo qeveri është mënyrë për të ekzekutuar nevojën, dëshirën dhe vullnetin e tij. Pra kjo qeveri nuk do ti ngjante qeverisë e cila i përkulet forcës dhe vullnetit të një njeriu të vetëm, i cili do të qeverisë një popull të tërë. Ne në çdo moment të ditës e kemi të qartë gatishmërinë për akrobacione të “ të legjitimuarve “ nga dora e çeliktë e Gruevskit po edhe Jankullovskës, duar këto të cilat prekën dhe torturuan mendjen e shqiptarit, pjesën më të respektuar të popullatës tonë- motrat dhe nënat tona.

Qeverisje e mirë është ajo cila ka forcë lëvizëse VETËDIJEN KOMBËTARE- në rastin tonë. A nuk mund ta kemi ne moto lëvizëse-SHQIPTARIA INVICTA; SHQIPTARI INVICTA, mos të shkelet në bukën të cilën e hamë, mos të digjet gruri i cili është burim i jetës, mos të shndërrohemi në gladiatorë të së kaluarës për të fituar të drejtat tona të lindura-pra të natyrshme? 

Pra SHQIPTARIA E PAMPOSHTUR dhe TË GJITHË SHQIPTARËT E PAMPOSHTUR, në ditë të sotme e jo në kohë parahistorike, se për ndryshe do të jemi të fshier nga faqja e dheut.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button