Kongresi Amerikan mund të vendosë sanksione ndaj princit saudit

Senatori amerikan, republikani Lindsey Graham, ka deklaruar se nëse Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) konfirmon se Princi saudit Mohammad bin Salman ka dhënë urdhër për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ai do të përpiqet për vendosjen e sanksioneve ndaj tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Senatori i Karolinës së Jugut në SHBA, Graham, është prononcuar për faqen amerikane të internetit Axios në lidhje me vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Në deklaratën e tij, Graham tha se ai bashkë me disa senatorë kanë kërkuar informacione inteligjente nga CIA për të kuptuar nëse princi saudit ka urdhëruar apo jo vrasjen e Khashoggit.

“Nëse provat do të tregojnë se Mohammad bin Salman është i lidhur me vrasjen do të hedh hapat e nevojshëm që Senati të bëjë një deklaratë që përcakton këtë. Nëse mendojmë se institucioni ynë i inteligjencës është i drejtë, duhet t’i mbështesim ato”, tha Graham.

Ai shtoi se do të vlerësojë edhe çështjet si mënyrën e luftës në Jemen të princit saudit Salman, “ngjarjen e çuditshme që ka përjetuar me kryeministrin libanez Saad Hariri, si dhe embargon e pazgjidhur ndaj Katarit”. Senatori amerikan thekson se për vendosjen e sanskioneve ndaj pirncit saudit do të marrë edhe mbështetjen e senatorit demokrat, Bob Menendez.

Pasi ka bërë të ditur se nuk do të mbyllet lehtë ngjarja e vrasjes së gazetarit Khashoggi, senatori Graham pretendon se vrasja do të nxitë në një qëndrim kundër presidentit amerikan, Donald Trump, jo vetëm senatorët demokratë, por edhe një pjesë të krahut të republikanëve.

Kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan, republikani Bob Corker, tha se në Kongresin Amerikan do të ketë një javë intensive në lidhje me Arabinë Saudite. Ai i ka bërë thirrje kreut të CIA-s, Gina Haspel, që t’u japë informacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button