Gjermanët i konsiderojnë “të këqija” marrëdhëniet me SHBA-në

Sipas një anketimi të kryer nga instituti amerikan Pew Research Center dhe Fondacioni gjerman Körber, 73 për qind e gjermanëve i konsiderojnë "të këqija" ose "shumë të këqija" marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Gjermanisë

Zbulohet se 73 për qind e gjermanëve i konsiderojnë “të këqija” ose “shumë të këqija” marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një anketimi të kryer në shtator nga instituti amerikan Pew Research Center dhe Fondacioni gjerman Körber, 73 për qind e gjermanëve i konsiderojnë “të këqija” ose “shumë të këqija” marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Gjermanisë. Ndërkohë që norma në fjalë vitin e kaluar ka qenë 56 për qind.

Po sipas anketës, 70 për qind e amerikanëve theksohet se i vlerësojnë si “mirë” ose “shumë mirë” marrëdhëniet mes dy vendeve.

Theksohet se 7 nga 10 amerikanë dëshirojnë të punojnë ngushtë me Gjermaninë, ndërsa vetëm 41 për qind e gjermanëve dëshirojnë të punojnë ngushtë me SHBA-të. Gjermanët pas SHBA-ve vërejnë “shumë të rëndësishme” marrëdhëniet me Francën, Rusinë, Britaninë dhe Kinën.

Po ashtu 58 për qind e amerikanëve dëshirojnë më pak bashkëpunim me Rusinë, ndërsa 69 për qind e gjermanëve dëshirojnë më shumë bashkëpunim me Moskën.

Sipas studimit, shkalla e njerëzve që deklaruan se përfitojnë në tregtinë e lirë është 68 për qind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kjo normë në Gjermani ka mbetur në 53 për qind.

Ndërkohë 51 për qind e amerikanëve kundërshtojnë zbatimin e tarifave penalizuese ndaj Gjermanisë dhe vendeve evropiane. Ndërsa 78 për qind e gjermanëve mbështesin kundërpërgjigjen ndaj tarifave doganore amerikane.

Në kuadër të anketimit theksohet se 72 për qind e gjermanëve duan një politikë që është më e pavarur nga politika e jashtme e SHBA-ve dhe 65 për qind e amerikanëve duan që të punohet më ngushtë me Evropën në politikën e jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button