fbpx

Një titull që të premton kaq shumë dhe një tekst që të jep kaq pak

Burimi: KriThink

Është absorbuar nga të gjitha mediat shprehja “titulli shet” dhe ky rregull i pashkruar aplikohet pothuajse në krye të çdo artikulli. Në vetëm pak fjalë duhet të përfshishë informacion, të japësh mesazhin kryesor, ta bësh tërheqës shkrimin por të jetë i sakt dhe i qartë. Në “epokën e luftës për klikime” shpesh synohen tituj tërheqës por jo domosdoshmërisht që u përmbahen edhe parimeve të tjera të profesionit.

.

Linku deri te artikulli origjinal: “Mobilizohet policia e Maqedonisë, dërgohen ftesa për rezervistët (Dokument)”

Data dhe koha e publikimit: 16.11.2018

Data e recensionit: 27.11.2018

Recensues: Fatlume Dervishi

Kuptimi i titullit të këtij lajmi në kontekstin historik

Jo vetëm në Maqedoni, por në çdo vend, një artikull gazetarest që flet për një mobilizim të veçantë dhe të jashtzakonshëm të policisë së shtetit do të ngjallte interesimin e lexuesve. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, sepse në pyetje është siguria e vetë lexuesve. Megjithatë, Maqedonia gjatë viteve të fundit ka një histori më specifike me aksionet policore, kanë qenë të shumta, me prapavija misterioze dhe me pasoja që janë lëndë hetimi në organet e drejtësisë. Prandaj, secilit do t’i interesonte se cila është këtë herë arsyeja e mobilizimit të jashtzakonshëm të policisë.

Manipulimi me titullin

Autori shpejt në teskt pranon se ky informacion është shpërndarë nga media të tjera dhe në sqarimet që ka marrë nga institucionet përgjegjëse është theksuar se ideja fillestare ka qenë e gabuar, mobilizimi i policisë dhe i rezervistëve nuk ka të bëjë me protestat. Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar për mediat se kjo qenka vetëm një stërvitje e rregullt. Pavarësisht kësaj, titulli i zgjedhur nuk e jep informacionin kryesor të lajmit, i nevojshëm që të mos japë sinjal të rrejshëm ose të mos krijojë bindje të gabuar. Për më tepër, fjala e shtuar “(Dokument)” e vulos përshtypjen e parë që merr lexuesi nga titulli. Në fotografinë ilustuese të tekstit paraqitet pjesëtar i forcave speciale dhe jo polic rezervist i sektorit të policisë së Shkupit.

Policëve rezervë në Maqedoni u është dërguar ftesë për mobilizim, është lajmi bombë i plasuar nga disa portale maqedonase.
Mirëpo nga Ministria e punëve të brendshme thonë se bëhet fjalë për stërvitje të rregullta vjeshtore të përbërjes rezervë. 

Ideja që i jepet lexuesit në titull është vazhduar edhe në fjalinë “Portale opozitare kanë shkruar se termini i zgjedhur për këtë stërvitje (18 nëntori e diel) ka frikuar qytetarët se policia po bëhet gati të përplaset me protestuesit”. Nuk janë cituar portalet për të cilët bëhet fjalë dhe nuk ka asnjë tregues për frikën reale të qytetarëve nga ky aktivitet i policisë.

Kodi etik i gazetarëve:Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit, që janë me interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

Lexues, kujdes nga titujt bombastik 

Siç tham, kjo metodë e dramatizimit të ngjarjeve në tituj përdoret shpesh. Është e gabuar, joprofesionale dhe jokorrekte sepse titulli është po ashtu pjesë e lajmit dhe për të vlejnë po ashtu rregullat si për pjesën tjetër të lajmit. Çështja nuk duhet të jetë dramatizuar në titull dhe më vonë të mos marrësh nga teksti atë që të është “premtuar” përpara se klikon lajmin. Dhe e dyta, manipulimi me tema të ndjeshme nuk është metodë profesionale për të fituar vëmendjen e lexuesit.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button