Edhe muhabetet e çarshisë janë informata, por duhet të verifikohen

Burimi: KriThink

Teksti që e analizojmë pohon diçka për të cilën nuk ka asnjë dëshmi, as fakte. Artikulli pretendon se ka zbuluar njëfarë afere në qeveri, por ajo nuk është verifikuar.

.

Linku deri te artikulli origjinal: (Video) NJË MINISTRË I QEVERISË SË ZAEVIT ME ARMË, NË MËNYRË TË DHUNSHME E KA MARRË NJË FIRMË: Një shikues në emision të drejtpërdrejtë, “ia ziu groshën” Çomovskit!

Data dhe koha e publikimit: 15.11.2018

Data e recensionit: 20.11.2018

Recensueze: Аna Anastasovska

Pjesa e parë e titullit “një ministër i qeverisë së Zaevit me armë, në mënyrë të dhunshme e ka marrë një firmë“, menjëherë e tërheq vëmendjen e lexuesit, për shkak se informata është atraktive. Pjesa e dytë e titullit “një shikues në emision të drejtpërdrejtë, “ia ziu groshën” Çomovskit”, e vë në pikëpyetje vërtetësinë e informatës, për shkak se bëhet fjalë për paraqitje të shikuesit në emision të drejtpërdrejtë.

Një shikues dukshëm i revoltuar, sonte në studion e hapur të Çomovskit që emetohet në “1TV” zbuloi skandal të ri të Qeverisë së R. të Maqedonisë, duke e emërtuar ministrin pa portofol Adnan Qahil, si “hajdut”, i cili me armë i është kërcënuar një biznesmeni të cilit ia ka marrë kompaninë e tij.

Sipas rregullave të praktikës gazetareske, kur gazetari arrin deri te ndonjë informatë, atë duhet ta verifikojë nga sa më shumë palë që të jetë e mundur përpara se t’ia përcjellë publikut. Por kjo nuk ndodh në këtë artikull.

I papërgatitur, Çomosski u përpoq të shmangte temën dhe me nxitim ta “heqë qafe” shikuesin, i cili kishte një qëllim të qartë të tregojë dëshmi shtesë për sjelljen e ministrit pa portofol në qeverinë e Zaevit, por falë këmbënguljes, ai tha se për këtë rast përveç kryeministrit Zaev, është njoftuar edhe ambasada amerikane dhe ajo franceze.

Këtu është i qartë qëllimi për ta etiketuar gazetarin Aleksandar Çomovski si gazetar pro-qeveritar, i cili dëshiron t’i fshehë skandalet e qeverisë. Në vend të provave dhe fakteve, teksti ofron sulme ndaj gazetarit.

Deklarata e shikuesit transmetohet më poshtë.

Në qeverinë e re të z. Zoran Zaev janë emëruar ministra dhe ministra pa portofol, të cilët një qytetari akademik, do t’ua tregoj edhe emrin dhe mbiemrin nëse ka nevojë, ka sjellë një investitor nga jashtë, ka hapur një firmë dhe nën forcën e armëve ia kanë marrë firmën pa asnjë kompensim. Firma quhet ‘Manora’ – bëhet fjalë për ministrin pa portofol, Adnan Qahil. Lirisht, lirisht… shënoni që ta verifikoni, ta shihni vetë. Çështja është ngritur në një nivel shumë të lartë, do të shohim se çka do të bëjë shteti me këtë rast – tha shikuesi në emisionin e drejtpërdrejtë.

Dhe këtu përfundon artikulli. Megjithëse shikuesi me emër dhe mbiemër e përmend ministrin Qahil, si dhe firmën të cilën gjoja me shantazh dhe armë e ka marrë nga një biznesmen, megjithatë, gazetari nuk e ka verifikuar atë me palën, megjithëse ka pasur mundësi ta bëjë këtë. Ka mjaftuar të kërkohet një deklaratë nga Qahil, ose të gjendet pronari i fimës “Manora” dhe të kërkohet ndonjë lloj konfirmimi për informacionet e plasuara nga shikuesi.

Teksti i transmetuar në këtë mënyrë, nuk informon, por mundohet të bind dhe etiketon. Kjo është në kundërshtim me standardet gazetareske dhe rregullat e shkrimit, e veçanërisht me Kodin e gazetarëve, i cili përcakton qartë se informacioni deri te i cili do të vijë gazetari duhet të verifikohet nga sa më shumë palë që është e mundur. Në këtë rast, teksti është i njëanshëm dhe pohimet në të nuk kanë asnjë peshë, por mund të vlerësohen si “muhabete çarshie”.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button