Komisioni rekomandoi marrje të imunitetit të Gruevskit, në orën 17:00 votohet në seancë plenare

Komisioni për Çështjen e Imunitetit me pesë vota “për” i miratoi gjashtë kërkesat e Gjykatës Penale për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski për shkak masës për paraburgim. Në seancë nuk mori pjesë asnjë deputet i partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, ku lider më i ndershëm i të cilëve është Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.mk.

Gjykata kërkon paraburgim për Gruevskin për mashtrime zgjedhore në rastin “Titanik”, për parregullsitë e ndërtimit të autostradave në rastin “Trajektorja”, për shkatërrimin e “Kosmosit” në rastin “T.N.T”, për financimin joligjor të partisë në rastin “Talir” si dhe për rastin “Dhuna në Komunën Qendër”.

Vendimet për kërkesat për miratimin e masës paraburgim janë dërguar te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili caktoi seancë plenare për sot në orën 17:00.

Kryetari i Komisionit Pavlle Bogoevski shprehu keqardhje që, siç tha ai, sistemi ynë nuk e siguroi Gruevskin për ta vuajur dënimin me burg në rastin “Tank” për furnizimin e mercedesit luksoz,. Ai kërkoi përgjegjësi dhe përfundim të hetimit për ikjen e Gruevskit.

Që Nikolla Gruevskit t’i merret mandati i deputetit, duhen më së paku 61 vota të deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button