Orban: Nuk kam kohë të marr frymë, jo më të takohem me Gruevskin

“Nuk kam kohë të marrë frymë, jo më të takohem me Nikolla Gruevskin”, tha mbrëmë kryeministri hungarez, Viktor Orban, për portalin “Azonali”, njofton Portalb.mk.

I lutur që të shpjegojë se nëse është takuar me Gruevskin kur ai ka arritur në Hungari, Orban u përgjigj, “për fat të keq, nuk ka ndodhur”.

“Tani jam i gëzuar që është i gjallë. Mos bëni panik, nëse ndodh ajo, ju betohem se do t’u tregoj”, tha Orban, në pyetjen nëse eventualisht është takuar me të arratisurit Gruevski.

Ndryshe, së fundmi Gruevski nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button