fbpx

Roboti i dërguar nga NASA zbriti me sukses në Mars

Pasi udhëtoi për shtatë muaj në hapësirë, roboti i misionit “InSight” zbriti në Mars. Pak minuta më pas dërgoi sinjalin zyrtar, për të treguar që ishte shëndoshë e mirë, bashkë me një foto të sipërfaqes ku kishte zbritur.

Për dy vitet e ardhshme, ky robot do të eksplorojë një pjesë të Marsit që njihet shumë pak, pasi është shumë e thellë. Por në këtë zonë, roboti do të gërmojë shumë thellë, që shtresat gjeologjike të tregojnë historinë e planetit, transmeton TCH.

Anija me robotin InSight fluturoi për pothuajse 500 milionë kilometra, teksa ndiqej nga dy satelitë kuboidë, të cilët do të japin të dhëna për robotin.

“Shkencëtarët e kanë studiuar Marsin nga orbita që në vitin 1965, kur mësuan për motin, atmosferën, gjeologjinë dhe kiminë. Tani mund të futemi në brendësi e ta kuptojmë më mirë fqinjin e tokës sonë”, tha Lori Glaze, drejtoreshë e Divizionit të Shkencës Planetare në Drejtorinë e NASA-s për Misione Shkencore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button