Mourinho i kërcënon Djajtë: Qëndroni në shtëpi nëse keni presion

Jose Mourinho ka kërcënuar futbollistët e tij te Manchester United, duke u kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi, nëse ata nuk mund të përballojnë dot presionin e të luajturit në “Old Trafford”. Një statistikë e tmerrshme ka bërë që këmbët e lojtarëve të “Djallit të Kuq” të dridhen para tifozëve të tyre, pasi United ka fituar vetëm 3 nga 9 ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni, përfshirë këtu edhe rezultatin më të fundit negativ, barazimin 0-0 kundër Crystal Palace, të shtunën, shkruan Telesport.

Gjithsesi, Manchester United ka shansin që të sigurojë kualifikimin për në raundin tjetër të Champions League, nëse do të arrijnë të mposhtin Young Boys, kur zviceranët do të vizitojnë “Djajtë” në Old Trafford mbrëmjen e të martës. “Nëse ndjeni presion, atëherë qëndroni në shtëpi, dhe kur them shtëpi nuk e kam fjalën për stadiumin tonë, porn ë shtëpi shtëpi për të parë televizor. Kur vijnë njerëzit për t’ju mbështetur, hajdeni. Unë nuk ndjej presion të luaj në shtëpi. Unë mendoj se do të ishte mungesë respekti për stadiumin dhe tifozët të thuash se preferojmë të luajmë në transfertë, më mirë se në shtëpi. Unë refuzoj absolutisht ta mendoj atë. A preferoj unë të ndeshem me Young Boys këtu, apo të shkoj në Bern? Do të thoja menjëherë të luaja në shtëpi. Gjithmonë”, deklaroi trajneri i Manchester United, Jose Mourinho.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button