Ukrainë, është shpallur gjendje lufte

Ukraina shpalli gjendje lufte, pas kapjes së tri anijeve të saj detare dhe 23 pjesëtarëve të ekuipazhit, të dielën nga Rusia, njofton REL.

Pas debateve të nxehta, ligjvënësit e mbështetën kërkesën e presidentit Petro Poroshenko për të sjellë në fuqi ligjin ushtarak, që do të zgjasë 30 ditë duke filluar nga 28 nëntori.

Autoritetet tani mund t’i kufizojnë tubimet publike dhe të sistemojnë mediat.

Përplasja detare e së dielës ndodhi jashtë brigjeve të Krimesë – gadishull i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Anijet e rojes bregdetare ruse hapën zjarr, përpara se forcat e saj speciale t’i sulmonin anijet e Ukrainës. Ndërmjet tre dhe gjashtë ukrainas u plagosën.

Ukraina tha se ky veprim ishte një “akt i agresionit” rus. Moska tha se anijet kishin hyrë ilegalisht në ujërat e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button