Janakieski: Nuk kam planifikuar ikjen

Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski kërkojnë nga Gjykata e Apelit lirimin e tyre nga paraburgimi. Në seancën e sotme publike, dy ish zyrtarët e lartë të partisë dhe të qeverisë ishin të përfaqësuar nga katër avokatë. Daljen nga Shutka i pari e kërkoi ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Janakieski. Para gjykatësve, nga fletorja lexoi ankesë të cilën e kishte shkruar me dorë në paraburgim, transmeton Alsat M. Ai tha se nuk po planifikonte të ikte, kurse për shënimin nga policia sekrete me të cilën ishte paraburgosur, tha se ishte i sajuar. Janakieski ka pasur një takim me presidentin Gjorge Ivanov, por mbi një temë që lidhet me situatën politike. Shënimi i DSK-së ku thuhet se kërkohej amnisti për të, përmes ndërmjetësit, sipas Janakieskit, nuk ishte i saktë për ditën dhe kohën e takimit. Ish-ministri kishte një propozim për gjykatën.

“Unë nuk posedoj pasaportë. Atëherë, si mund të hap llogari jashtë vendit? Nëse ekziston një llogari e vetme, jam i gatshëm që nesër të lidh marrëveshje me PSP-në dhe të dënohem aq vite sa dëshiron Prokuroria Speciale. Nëse ka vërtetim se posedoj llogari jashtë vendit, do të shkojë në burg të përjetshëm”- tha Mile Janakieski, i akuzuar.

Janakieski u shpreh që nuk dëshiron të besojë që ka përfunduar në burgun e Shutkës për shkak se Gruevski është arratisur. Por, megjithatë edhe krahas pohimeve të ish ministrit, Specialja fuqishëm mbetet në qëndrimin se që të dytë patjetër të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim pasi kanë planifikuar të arratisen. Ndryshe, mbrojtje të ngjashme në sallën e gjykatës kishte edhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinovski.

“Me plot përgjegjësi deklaroj se nuk kam asnjë llogari jashtë vendit, por vetëm atë në Maqedoni”- u shpreh Kiril Bozhinovski, i akuzuar.

Javën e kaluar Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski me vendim të Gjykatës Penale dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale u dërguan në burgun e Shutkës. Shkak për këtë ishte frika nga arratisja. Ata në paraburgim përfunduan një ditë pasi ish kryeministri Nikolla Gruevski në Facebook lajmëroi se gjendet në Hungari. Sipas praktikave gjyqësore, Gjykata e apelit në ditët në vijim duhet të vendosë rreth ankesave të Janakieskit dhe Bozhinovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button