General Motors ka mbyllur 8 fabrika, shkurton mijëra vende pune

Kompania amerikane e makinave General Motors planifikon të ndalë prodhimin në pesë fabrika në Amerikën e Veriut dhe të mbyllë mijëra vende pune, transmeton REL.

Kompania po ashtu ka në plan mbylljen e tri fabrikave jashtë Amerikës së Veriut deri në fund të vitit 2019.

Planet pasojnë rritjen e shpenzimeve dhe zvogëlimin e shitjes së makinave dhe vijnë në kohën kur General Motors po përqendrohet në linjën e vet të kamionëve, makinave elektrike dhe makinave pa vozitës.

Kompania tha se planet do t’i ndihmojnë të kursejë rreth 6 miliardë dollarë.

Ato përfshijnë zvogëlim për 15% të numrit të punëtorëve.

“Veprimet që bëjmë sot vazhdojnë transformimin tonë në kompani më të shkathët dhe më fitimprurëse, duke na e dhënë fleksibilitetin për të investuar në të ardhmen”, tha shefja ekzekutive e General Motors, Mary Barra.

General Motors ka dhënë sinjale për planet edhe më herët.

Në shkurt, kompania ka thënë se do të mbyllë një fabrikë në Korenë e Jugut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button