Mançevski e prezantoi buxhetin për vitin 2019, paralajmëroi projekte të reja (VIDEO)

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Maçevski, në konferencën e sotme për shtyp e kap prezantuar propozim-buxhetin e këtij resori për vitin 2019, njofton Portalb.mk.

Buxheti i përgjithshëm i kësaj ministrie do të jetë 1.554.840.000 denarë dhe ka rritje të vogël me vitin paraprak, kur ka qenë 1.486.050.000 denarë. Edhe këtë vit, ashtu si ai paraprak, ashtu siç kumtuan nga Ministria, pjesa më e madhe e këtyre parave, gjegjësisht 77% janë të parapara për financimin e RTVM-së Radiofuzionin dhe ASHMAA-në.

“Praktika nga viti i kaluar, për çka është marrë vërtetim edhe nga palët e përfshira, tregon se në këtë mënyrë, nëpërmjet sigurimit të parave nga buxheti, RTVM ASHMAA dhe Radiodifuzioni marrin mjete të rregullta. Tani ata kanë mundësi që në mënyrë afatgjate ta planifikojnë punën e tyre dhe programin dhe të kenë politikë redaktuese autonome dhe të pavarur”, theksoi ministri Manççevski.

Ashtu siç kumtoi Mançevski, gjatë vitit 2018 janë përpunuar më shumë strategji, ashtu siç janë Strategjia për Reforma në Administratën Publike, Strategjia për të Dhëna të Hapura, Strategjia për Sigurinë në Internet 2018-2022, Plani Nacional për Menaxhim Kualitativ me Sektorin Publik 2018-2020. Deri në fund të këtij viti do të finalizohet edhe Strategjia për Rrjetë të Gjerë të Internet etj.

Ministri paralajmëroi edhe portal nacional për e-shërbime, si pikë e vetme e kontaktit të qytetarëve me institucionet shtetërore.

“Portali do të lëshohet në përdorim të vitit 2019. Në fazën e parë të zhvillimit të portalit shërbimet do të jenë për qytetarët, por portali në zhvillimin e mëtutjeshëm do të paraqet bazë në të cilën do të vendosen më shumë shërbime edhe për komunitetin e biznesit. Për këtë përsëri punojmë me BE-në, qëllimi i portalit e-shërbime është që ta rrit efikasitetin e institucioneve shtetërore dhe të sigurojë edhe shërbime më të thjeshtë, nëpërmjet krijimit të pikës së vetme të përbashkët mes qytetarëve dhe bizneseve nga njëra anë dhe ofruesit e shërbimeve nga ana tjetër. Portali mundëson edhe lidhje me Regjistrin Nacional të Popullatës, prej ku do të ndërmarrin bazat e të dhënave për qytetarët”, tha ministri Mançevski, transmeton Portalb.mk.

Edhe një projekt që do të realizohet gjatë vitit 2019, në drejtim që qytetarëve t’u lehtësohet procesi i marrjes së shërbimeve nga administrata publike.

“Gjatë vitit 2019 në çdo qytet më të madh do të hapen zyra (qendra) ku qytetarët do të kenë mundësi të drejtohen në një vend, gjegjësisht në një pikë për shërbime, për shërbimet që do t’i ofrojnë institucionet. Pjesa më e madhe e zyrave që do të shfrytëzohen do të jenë internet-klubet aktuale, të cilat pas analizës së bërë janë treguar si të panevojshme dhe jo-funksionale. Këto hapësira do të vendosen në shërbim të plotë të qytetarëve”, tha Mançevski.

Sipas tij, Ministria për momentin po punon edhe në projektin e Regjistrit Qendror të popullatës, si bazë e vetme e të dhënave e cila do të sigurojë informata të përditësuara për popullatën në Maqedoni. Ky regjistër do të mundësojë institucionet të kenë gjendje të vazhdueshme të përditësuar për të dhënat personale të qytetarëve. Sipas ministrit, me këtë do të parandalohet keqpërdorimi i të dhënave personale të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button