Yjet

Brenda mbështjellësit të madh të territ
ata janë dëshmia se ai mundet me u
shpërthy
janë rasti me të provoku mu tani
dhe me të ba me mendu se edhe ti je si
ata
i mbështjellë me terrin tand
dhe me të futë në konfliktin e madh
që betejat i zhvillon në zemër
me të ba dëshminë e të gjitha rivaliteteve
të atyre që shkojnë deri në fund dhe të
atyre që thehen

Kjo njësoj mbron arsyen për të cilën je:
i thyeri nuk ashtë ai i munduri që fle
po ai që ringritet
edhe njiherë

I sheh yjet?
ata nuk tërhiqen
Nga: “Gdhendja e përmasave”

Poezi nga Pal Ndrecaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button