Qentë po helmohen, tetovarët kërkojnë zgjidhje humane

Në periudhën e kaluar, numri i qenve endacakë në Tetovë është rritur, ndërsa opinioni u shqetësua nga disa raste të qenve të helmuar. Ekspertët thonë se e gjithë kjo është e ndikuar nga shumë faktorë, por çështja më e rëndësishme është se si këta qen janë gjendur në rrugë dhe si të parandalohet ky fenomen, shruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Shpesh faktori është vendimi i nxituar i pronarëve – të cilët blejnë ndonjë kafshë për në shtëpi, e pastaj kur e shohin se ato kërkojnë kujdes dhe të ushqehen vazhdimisht, ndërrojnë mendjen dhe i lëshojnë kafshët në rrugë. Në rrugë ndodhë mbarsimi dhe shumimi, ashtu që numri vazhdimisht rritet. Helmim megjithatë, nuk është zgjidhje, është vepër penale, sepse helmi zakonisht futet në produkte ushqimore, kështu që nuk dihet se kush do ta konsumojnë”,  thotë veterineri Darko Kuzmanovski.

Qytetarët janë të zemëruar dhe të shqetësuar, por edhe të frikësuar. Ata thonë se imazhi i qenve të helmuar është i tmerrshëm dhe kërkojnë nga autoritetet të ndërmarrin masa për ta zgjidhur problemin e qenve endacakë.

“Problemi duhet patjetër të zgjidhet në mënyrë të civilizuar. Helmimi nuk është human, si dhe nuk është zgjidhje e mirë. Rrugët janë të mbushura me qenë endacakë dhe askush nuk ndërmerr asgjë”,  reagojnë tetovarët.

Veterinarët mendojnë se institucionet dhe angazhimi i përgjithshëm i shoqërisë janë vendimtare për këtë problem. Duhet të përfshihen Ministrinë e bujqësisë, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë si dhe Fakulteti i veterinarisë ku tashmë ekziston një organ i autorizuar edukim të institucioneve dhe njerëzve, kryesisht për ata që duan të hapin azil për kafshët, apelon Kuzmanovski.

“Edhe njerëzit të cilët duan të blejnë kafshë për në shtëpi, së pari të konsultohen me ndonjë ekspert, për të marrë udhëzime se si duhet të kultivohet ajo kafshë, për të rënë dakord për sterilizim nëse nuk duan të shumohen dhe nuk mund të kujdeset për pasardhësit e këtyre kafshëve shtëpiake. Roli jonë, i veterinerëve është kujdesi për shëndetit të kafshëve, në mënyrë indirekte të kujdesemi edhe për shëndetin e njerëzve”, thotë Kuzmanovski.

Ekspertët thonë se ka gjasa për të shpëtuar ndonjë kafshë të helmuar, por për shkak të mospasje së njohurive se për çfarë helmi bëhet fjalë, shpesh rezultati është fatal. Helmet që iu jepen kafshëve nuk janë në shitje, por njerëzit shpesh gjenden dhe veprojnë kokë më vete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button